QELLIMI
Qëllimi i projektit:
"ABSM - K",Gjakovë vepron në Komunën e Gjakovës dhe si synim kryesor ka organizimin e trajnimeve për:
- Trajnime për rikualifikim dhe punësim
- Trajnime për ruajtjen e vendit të punës
- Trajnime për rritjen e nivelit të diturive në këto lami/li>
- Trajnime për të qenë më të suksesshëm në vendin e punës ku punojnë
- Trajnime për Orientimin në Karrierë
- Trajnime për Tranzicionin në vendin e punës
- Trajnime të Edukimit për Ndërmarrësi Trajnime për Mësimin në vendin e punës
- Të realizohet gërshetimi i punës teorike dhe praktike.
- Kursanti të jetë një pjesëmarrës aktiv dhe i angazhuar në aktivitete, që nxisin interesin dhe aktivizimin e tij.
- Drejtuesi i kursit të vrojtojë ndryshimet individuale të kursantëve përmes kontrollit dhe bashkëveprimit..
- Procesi dhe aktiviteti mësimor të përshtaten në bazë të nivelit arsimor dhe zhvillimor të kursantit
- Të ofrohen shumëllojshmëri të mundësive të kurseve sipas nevojave të tregut të punës.
Gjatë trajnimeve të pjesëmarrësve synohet që:
QËLLIMI I TRAJNIMEVE
Kurset e planifikuara marrin parasysh nevojat faktike të popullatës dhe, në mënyrë të veçantë, të administratës. Në qendër të interesit të banorëve qëndrojnë kurset e informatikës, sepse në këtë fushë edhe mundësitë e punësimit, aktualisht dhe në perspektivë, janë më të mëdha. Një numër i konsiderueshëm i personave, që marrin pjesë në këto kurse, janë femra dhe nga pakica të tjera kombëtare. Synim i vazhdueshëm është rritja e pjesëmarrjes së të papunëve në këto kurse. Botimi dhe shpërndarja e programeve të këtyre kurseve përbën gjithashtu njërin nga pikësynimet tona. Niveli cilësor i kurseve duhet t’i nënshtrohet një kontrolli dhe analizimi të vazhdueshëm. Pajisjet e një niveli të lartë teknik si edhe mjetet përkatëse mësimore përbëjnë bazën e një procesi mësimor të një cilësie të lartë. Kjo gjë nënkupton përkthimin e lëndëve mësimore nga anglishtja dhe gjermanishtja në shqip. Këtu përfshihet gjithashtu edhe kualifikimi i vazhdueshëm i personelit mësimdhënës. Oferta e kursit është e kufizuar, sepse në këtë fushë veprojnë edhe OJQ të tjera. Nga ky këndvështrim kushtëzohen ofertat në fushat e informatikës, elektroteknikës, mekanikës, përfshirë saldimin, instalimin e pajisjeve ngrohëse dhe sanitare, etj. Angazhimi i ekspertëve profesionistë nga Zvicra, (për energjinë diellore, elektroteknikën, informatikën) është sprovuar tashmë me rezultate konkrete pozitive. Shkëmbimi i rregullt i mësuesve me shkollat partnere në Zvicër do të mundësonte përmirësimin afatgjatë të nivelit të zhvillimit të kurseve.