AL | EN


This is an example of a HTML caption with a link.

Realizimi i Projektit




Këshillime profesionale


Sqarimi individual dhe motivimi i personave, që potencialisht janë të interesuar për ndjekjen e kurseve, ndikon pozitivisht në drejtimin e vetë kursit dhe për këtë arsye kjo praktikë duhet vazhduar. Me hapjen e Këshillimores në shkollën e mesme teknike dhe atë ekonomike, shumë të rinj mund të tërhiqen drejt shkollimit profesional. Veprimtaritë e këshillimit profesional janë të koordinuara me Departamentin e Punës dhe të Punësimit, në mënyrë që të shmangen veprimet paralele.
Në shkollat e mesme Teknike dhe Ekonomike, për të rinj dhe të rritur, janë vënë në dispozicion qendra për këshillime profesionale. Këshilluesit, mësimdhënës me eksperiencë, japin këshilla mbi profesionet- dhe mundësitë e shkollimit dhe të formimit profesional në rajonin e Gjakovës dhe në Kosovë, si dhe ndihmojnë për të kërkuar dhe gjetur punë.


Trajnimet


- Informatikë
- Anglisht, nivelet Fillestar, Mesatar, Mbi-mesatar dhe të Avancuar
- Gjermanisht, Nivelet A1, A2, B1,B2, C1
- Administrim Biznesi, Financa
- Menaxhim-Financa
- Ndërmarrësi apo Sipërmarrje
- Sistemet bankare
- Menaxhim - Organizim-Standardizim i kualitetit
- Kursi për të drejtat e njeriut
- Elektro-instalues, Auto-elektricist
- Mekanik,Tornitor-Frezues-Shpim, Saldator, Automekanik, Axhustator
- Ngrohje diellore
- Rrobaqepësi



Informatikë


Kurset e Informatikës janë drejtuar nga specialistë me nivel të lartë profesional në nivelet e caktuara
Kursi fillestar Windows Office
Kurset e avancuara Corel DRAW, Auto Cad, Photoshop
Kandidatët që kanë marrë pjesë në kurset fillestare kanë qenë kryesisht nga administrata komunale, arsimtarë nga shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Gjakovës. Kurset e avancuar i kanë vijuar studentë të universiteteve publike dhe private ,inxhinierë të makinerisë, ndërtimtarisë dhe të elektroteknikës, kryesisht të moshave të reja.
Kabinetet e Informatikës janë të instaluara në:
Sh. Mesme Teknike "N. Nixha", Gjakovë
Sh. Mesme Ekonomike "K. Kusari",Gjakovë
Sh. Mesme Ekonomike "Ali Hadri",Pejë
Të gjitha këto kabinete janë të pajisura me kompjuterë të cilësisë së lartë, që janë ripërtërirë periodikisht me të tjerë, me teknologji më bashkëkohore. Instalimi i tyre është kryer nga personeli profesional i ABS-K, Gjakovë
Kabinetet e Informatikës janë financuar nga "ABS-K", Gjakovë, me mbështetje nga "ABSM", Basel,CH


Kabineti Informatikes

Kurset e Informatikës janë kryer me shumë interes edhe nga gjinia femërore e të gjitha moshave.
Gjinia Mashkullore me 54%
Gjinia Femërore me 46%



Kurset e Mekanikes


Tornitor Frezues Shpim


Kabineti i Mekanikës zotëron pajisje dhe makina për të kthyer, për shpim, për torno - saldim, lustrim dhe mjete të tjera dytësore.
Drejtues janë dy profesorë, njeri inxhinier makinerish dhe tjetri mjeshtër i specializuar po për mekanikë.
Numri i pjesëmarrësve 12 deri 14 persona; numri i leksioneve 420; kohëzgjatja 13 javë nga 6 leksione për çdo ditë. 40% punë teorike; 60% punë praktike individuale.




Kursantët gjatë trajnimit në kabinetin e Mekanikës
Programi-kryesor - Kurset për Tornitor-Shpues-Frezë

Kursanti i nivelit të parë duhet të jetë në gjendje:
- për të kryer aplikimet e kthimit, bluarjes dhe shpimeve si dhe për të prodhuar detaje të ndryshme
- për të kryer matje të ndryshme mekanike
- për përzgjedhjen e materialeve për të prodhuar detaje me torno prestar
- për përdorimin dhe mirëmbajtjen e mjeteve, pajisjeve dhe makinave të punës
- për leximin dhe interpretimin e skemave të thjeshta e të skicave dhe për përgatitjen e skicave të thjeshta për detaje
- për prodhimin e detajeve të thjeshta me torno universale dhe prestar
- për të zbatuar kushtet dhe detyrat e sigurimin në punë dhe të mbrojtjes së mjedisit



Trajnim për sistemet e ngrohjes diellore



Kabineti i ngrohjes diellore


Dhoma diellore është e pajisur me:
- 2 tavolina për tuba bakri dhe lakimi, sipas dizajnit të kolektorit,
- 2 tavolina për saldimin e tubave dhe të fletëve prej bakri,
- 1 model kolektori me të gjitha detajet,
- 1 depozitë (kazan, bojler) me ujë tank dhe me të gjitha instrumentet për matjen e parametrave fluide.
- 1 ventilator me një krah lëvizës për largimin e tymit dhe pluhurit gjatë saldimit.
- 1 tavolinë pune me mjetet e saj për montimin e kolektorit.
- 1 pompë me ujë me presion të lartë për pastrimin e kolektorëve nga mbeturinat gjatë punës

Në shkollën e mesme teknike "N. Nixha" në Gjakovë është realizuar edhe një projekt shumë i dobishëm për kursimin e energjisë, duke e shfrytëzuar energjinë e diellit me sisteme të ngrohjes diellore. Në kuadër të këtij projekti është hapur një punëtori - kabinet për ngrohje diellore.
Projekti u realizua me një afat kohor shumë të shkurtër nga personeli i ABS-Këshillimorja në Gjakovë, personeli i SH. M. Teknike "N. Nixha" dhe nga ekspertë nga Zvicra.
Projekti përqëndrohet në prodhimin e ngrohësve diellorë, që kushtojnë më lirë dhe krijojnë vende të reja pune.
Kurset trajnimit janë mbajtur nga profesorë të shkollave të mesme teknike të qendrave urbane të Kosovës, si të Gjakovës, Pejës, Gjilanit, Prizrenit, Ferizajit, etj.






Pamje nga kabineti i Ngrohjes Diellore, ku trajnuesit prodhojnë panelet diellorë


Elektro Instalues



Elektro - instalues; Instalimi i rrymës


Kabineti për elektro-instalues (elektricistë) është i pajisur me infrastrukturë të mjaftueshme për frekuentimin e kurseve profesionale.
Kurset drejtohen nga dy inxhinierë. Numri i pjesëmarrësve 12 - 14 persona; numri i leksioneve 420, kohëzgjatja 13 javë nga 6 leksione për çdo ditë. 40% punë teorike; 60% punë praktike individuale





Programi i kursit për Elektricist - Kualifikimet kryesore


Mjeshtri elektrik (niveli i parë) duhet të jetë në gjendje për të instaluar, për të riparuar dhe për të ruajtur lidhjet dhe pajisjet elektrike në ndërtesa, në institucione komerciale dhe të industrisë, si dhe në shtëpitë e banimit, shkollat, spitalet e tj. Ai duhet të jetë i aftë për:

- vizatimet e skemave të instalimit dhe të lidhjeve elektrike
- për instalime elektrike, për ngrohje e ftohje si dhe për qëllime të tjera
- leximin dhe zbatimin e skemave të instalimit të energjisë elektrike
- instalimin e pajisjeve mbrojtëse
- instalimin e telave dhe kabllove elektrike,
- kryerjen e matjeve të ndryshme të energjisë
- përzgjedhjen e materialeve të nevojshme të saldimit, të mjeteve dhe pajisjeve
- zbatimin e detyrave dhe të kërkesave të sigurimit në punë dhe për mbrojtjen e mjedisit



Auto-elektricist


Autoelektricist:
Profesorët:
Njeri-ing. i diplomuar për Elektroteknikë,
Tjetri - mjeshtër i kualifikuar në degën elektrike
Numri i pjesëmarrësve
Numri i leksioneve:
Zgjatja e trajnimit:
Punë individuale
2 ligjërues për orë mësimi
12 - 14 persona
420 leksione
13 javë (5 ditë x 6 orë për javë)


Pjesëmarrës në kurs gjate ushtrimit të profesionit


Program me Minoritete


"ABS-K",Gjakovë, në bashkëpunim me "SDC”Swiss Cooperation Office – Kosova”, në Prishtinë, menjëherë pas luftës ka organizuar kurse për minoritete në Komunat Gjakovë, Pejë dhe Istog.
Ky projekt është financuar nga "SDC",Prishtinë dhe është realizuar nga "ABS-K",Gjakovë
Programi ka pasur si qellim integrimin e minoriteteve në shoqëri dhe aftësimin e tyre për tregun e punës.
Janë zhvilluar këto kurse –trajnimi:

- Kurse për Informatikë, niveli fillestar jan mbajtur 2 grupe
- Kurse për Administratë janë mbajtur 4 grupe
- Kurse për Axhustator janë mbajtur 1 grup
- Automekanik janë mbajtur 1 grupe





Grupi i kursantëve nga minoritete gjatë punës praktike


Rrobaqepësi


Kabineti për Rrobaqepësi është i pajisur me makina të nevojshme për qepje, tavolina të modelimit, për vizatime, për projektimin e infrastrukturës, makina të tjera mbështetëse dhe mjete për punë shumë praktike.


kabineti i rrobaqepsisë është e mobiluar me makina, tavolina pune, vizatime për harton dhe mjete të tjera të punës dhe pajisje



Trajnimet për Administratë



(a) ADMINISTRATË
(b) ADMINISTRIM - FINANCA
(c) SISTEMET BANKARE
(d) SIPËRMARRJE
(e) MENAXHIM-ORGANIZIM-STANDARDIZIM-KUALITET
(f) TRAJNIME DIDAKTIKE "SHAP", Shkolla Administrim Profesional
(g) KONTABILITET
(h) ADMINISTRIM BIZNESI ME "KBS", PRISHTINË
(j) TË DREJTAT E NJERIUT "PROMOKOM", GJAKOVË

a) drejtimet e detyrueshme profesionale

• Administrim dhe komunikacion, përfshirë teknikën personale të punës
• E drejta dhe administrimi i Biznesit
• Njohuri të Llogari -Kontabilitet
• Informatikë-Byro-teknik, Internet
• Studim autodidaktik



Kandidatët që kanë kryer kursin për Administrim Biznes

Përfshirja
Shkollimi me shkëputje nga puna përfshin 16 javë mësim. Mësimi i detyrueshëm përmban 320 leksione të detyrueshme të ndara në 20 leksione javore. Këtyre u shtohen edhe 160 leksione studimi autodidakt. Gjithsej: 480 leksione prej 45 minutash.



Kandidatët duke ndjekur seminaret

Seminari për arsimtarët që kanë kryer kursin e informatikës.
TEMA:
Vlerësimi: Testim dhe vlerësim
Me kërkesën e pjesëmarrësve, që kanë kryer kursin e Informatikës, ku kandidatët ishin të gjithë arsimtarë nëpër shkolla fillore dhe të mesme, lindi ideja e trajnimit dy ditor të pjesëmarrësve me temën:
- INFORMATIKA NË JETEN BASHKËKOHORE INSTITUCIONALE
- METODIKA GJATË LIGJERATAVE NË BREZAT E RI
- HARDWER - DEMONSTRIM I MONTIMIT

Certifikimi i kandidatëve



Kandidatët që kanë kryer trajnimin, në bazë të testit kualifikues, janë pajisur me dëshmi (certifikatë) të përfundimit me sukses të kursit



Çertifikimi i kursantëve

Qellimi i trajnimeve



Qëllimi kryesor i trajnimeve është aftësimi i kandidatëve për punësim:

Qëllimet janë përcaktuar duke pasur për bazë kërkesat dhe përparësitë e zhvillimit ekonomik aktual dhe perspektiv të Kosovës. Qëllim kryesor mbetet që të papunët dhe të rinjtë të mund të shkollohen nëpërmjet kurseve të kualifikimit të shpejtë në disa profesione, që bëjnë të mundur angazhimin në një veprimtari si dhe përfitimin e një të ardhure të mjaftueshme për të përballuar kërkesat e mbijetesës normale individuale dhe familjare; të mirëmbajtjes dhe rikonstruksioneve të makinerive dhe pajisjeve të tjera; të konkurrencës, etj.