HISTORIKU
OJQ“ABSM-K, Gjakovë vepron në Regjionin e Gjakovës. Është e regjistruar në tetor te vitit 2000 në fillim me një zyre dhe me staf organizativ prej tre personave ku detyrat primare dhe qëllimet e stafit kanë qenë shikimi i mundësive të organizimit të trajnimeve profesionale duke studiuar tregun dhe nevojat e të rinjve në regjionin e Gjakovës. Për studimin e tregut ka qenë e nevojshme organizimi i zyrës për këshillime të të rinjve dhe prindërve të tyre për intervista grupore dhe individuale në mënyrë që me mendimin dhe sugjerimin e tyre të shqyrtohen mundësitë strategjike për zhvillimin e infrastrukturës përkatëse për trajnimin e të rinjve në lëmit përkatëse. ABSM-K ka ofruar dhe vazhdon te ofroje trajnime profesionale ne disa fusha perkatese te natyrave te ndryshme. Ne vitin 2017 ABSM-K regjistrohet perseri si OJQ “ABSM” në Kosove por tani si filiale e qendrës kryesore me seli në Basel të Zvicrës. Në bazë të bisedave dhe këshillave të pjesëmarrësve është vlerësuar strategjia e punës së „ABSM-K” për kohën në vijim.